Lufta speciale e Serbise ne Kosove

E filluan ne vitin 1983-84, me komunikata kunder aktivisteve te çeshtjes kombetare, te arratisur ne vendet perendimore. Komunikatate vuloseshin me vulen e Levizjen per Republiken e Shqiptareve ne Jugosllavi. Ne mesin e shkarravinave, kishte shume te verteta, ne menyre qe genjeshtra te dukej hala me e vertete. Te gjithe ishim tabele qitese. Edhe vrasjen e Jusufit, Kadrise e Bardhoshit e nxoren sikur e “kishin bere vet shoket e tyre”! Ndikimi i ketyre trakteve, te shperndara nga ambasada jugosllave ne Wien, ishte i tmerrshem. Njerezit edhe u vrane e u plagosen, duke besuar verberisht ne propoganden e Beogradit.
E njejta lufte speciale u be ndaj UÇK-se. Çka nuk u tha nga Beogradi kunder saje. U nxor edhe si dore e zgjatur e Serbise.
Vazhdoi tash se fundi me nje dokument per gjoja “copetimin e Kosoves”! Sherbimi serb e shperndau kete dokument nga Holanda, permes agjentit te saj nga Prizreni, K. K. Dokumentit i besoi deri kryeministri Kurti. Qellimi ishte i qarte: Goditje Presidentit Thaçi dhe relacionit shembullor me ShBA. Te dyja qellimet u arriten.
Tash vjen goditeja e radhes – loja me dosjet. Zyrtaret serb, prej Vuçiqit e deri te bishti me i vogel i kesaj zorre te trashe te Serbise, çka nuk bejne per ta fyer, poshteruar e denigruar luften e shenjte te popullit shqipetar. Po bejne çmos qe te krijojne nje klime per lufte qytetare. Serbia po bene çmos per ta njollosur Gjykaten Speciale, te themeluar nga Kuvendi i Republikes te Kosoves, dhe deputetete e saj. Serbia e ka kuptuar qe zhberja e kesaje Gjykate eshte barazi me zhdukjen e shtetit te Kosoves. Krejte kjo loje behet ne Kosove vetem per te bllokuar zhvillimin e shtetit te Kosoves. Shihe edhe reagimin e ambasadorit amerikan ne Kosove, Filip Kosnet.
Duhet pasur kujdes nga kjo lufte speciale. Qellimi eshte rrenimi i asaje qe kemi arritur per 2000 vite!!!