Lajme

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot u mbajt ceremonia e pranim- dorëzimit të tre kamionëve të auto-shkollës në vlerë prej 405 mijë euro, si donacion nga Gjermania.

𝐍𝐞̈ 𝐊𝐃𝐒 𝐮 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐦- 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐧𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟒𝟎𝟓 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨 Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes sot u mbajt ceremonia e pranim- dorëzimit të tre kamionëve të auto-shkollës në vlerë prej 405 mijë euro, si donacion nga Gjermania. Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të MM dhe FSK-së. Përmes këtyre automjeteve lehtësohet zhvillimi i orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licencimit për kategorinë C. Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, Matthias Conrad, i cili bëri dorëzimin e donacionit, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë. Nga ana e tij, zv. ambasadori gjerman, z.Conrad, potencoi se bashkëpunimi i shtetit gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Related Articles

Back to top button