Kryeministri Hoti falenderon personelin shëndetësor për punen gjatë pandemis

Falënderimi ndaj punës së personelit shëndetësor nuk është asnjëherë i mjaftueshëm!
Sot kam vizituar menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme që ka bërë personeli shëndetësor gjatë këtij viti.
Konsideroj se është bërë punë e jashtëzakonshme duke u marrë edhe si model për mënyrën se si është menaxhuar kjo situatë, në veçanti kur i kemi resurset e kufizuara si me mjekë, shtretër dhe pajisje.
Vlerësoj maksimalisht edhe sjelljen e përgjegjshme të qytetarëve në respektimin e masave anti Covid-19, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mobilizimit, me shpresën se për 3-4 muajt e ardhshëm do të dalim nga kjo situatë.
Është bërë përpjekje maksimale që Kosova të jetë në mesin e vendeve të para që e marrin vaksinën kundër Covid-19, si dhe kemi një plan veprimi i cili është përgatitur për grupet e caktuara që do të jenë në mesin e të parëve që e marrin këtë vaksinë.