Lajme

Kosova po i kërkon pronat në Mal të Zi, që i janë marrë ilegalisht nga Serbia!

Kosova ka mbi 30 objekte pronësore në Mal të Zi, ku pronari është ndërruar ilegalisht. Kosova posedon 163 objekte pronësore, përkatësisht ndërmarrje sociale në vendet e ish-Jugosllavisë. Pronat ndodhen në Podgoricë, Tivar dhe Budva. Sipas AKP-së, pas vitit 1999 këto prona janë përvetësuar ilegalisht nga kompania “Klanica” nga Kraleva, e cila më pas i ka shitur. Veç PIK Kosova, ka gati 1000 metra katrorë hapësirë ​​biznesi në lokacione prestigjioze. Për Serbinë kjo kompani nga Fushë Kosova nuk ekziston, sepse është fshirë nga regjistri gjyqësor më 31 dhjetor 1989, shkruhet në dokumentacionin e administratorit të falimentimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kërkon nga Ministria e Financave e Malit të Zi që të ndalojë ndryshimin e pronësisë së pronës së paluajtshme të ish-ndërmarrjes sociale PIK Kosova eksport Industrija e mesme- konfirmon Radio Evropa e Lirë (RSE).

Pronat ndodhen në Podgoricë, Tivar dhe Budva.

Pasi që ajo Agjenci, në përputhje me ligjin, menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet sociale të Kosovës, ata pretendojnë se janë pronarë të vetëm të atyre pronave.

Sipas tyre, pas vitit 1999 këto prona janë përvetësuar ilegalisht nga kompania “Klanica” nga Kraleva, e cila më pas i ka shitur.

Ata kërkuan dy herë nga Administrata për Pronë Shtetërore dhe Kadastër e Malit të Zi që të zhvlerësojë kontratën për shitjen e tyre, të cilën “Thertorja” e kishte lidhur në Serbi.

Meqë ata i refuzuan, rasti përfundoi në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, e cila është eprore ndaj Administratës.

Kemi bërë ankesë në një instancë tjetër kompetente, në Ministrinë e Financave, kundër vendimit të Drejtorisë së Kadastrës së Podgoricës të datës 24 janar 2023 lidhur me ndryshimin e pronësisë së patundshmërive të IPK-së Kosovare në Mal të Zi”, kanë thënë për Evropwn e Lirw nw gjuhwn serbe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore, e udhëhequr nga Koça Gjurishiq, përkundër disa premtimeve me shkrim, gjatë dy javëve të komunikimit nuk iu përgjigj pyetjes së RSE-së për kërkesën e Agjencisë Kosovare.

Nuk kanë ardhur përgjigje as nga Ministria e Financave.

 

Related Articles

Back to top button