Lajme

Gjeneralbrigade Spahiu priti në takim Gjeneralbrigade Bowron – këshilltar i ushtrive që janë në procesin e transformimit

 

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj gjeneral brigade Irfete Spahiu priti sot në takim këshilltarin britanik për ushtritë që janë në proces të transformimit operacional, gjeneral brigade Johnny Bowron .
Gjeneral Spahiu pasi e falënderoj gjeneralin Bowron për kontributin e Forcave të Armatosura nga Mbretëria e Bashkuar në shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të KDS, gjithashtu e njoftoj edhe me aktivitetet që janë duke u realizuar dhe procesin e transformimit në të cilin ndodhet KDS-ja.
Ndërsa këshilltari britanik gjeneral Bowron e falënderoi gjeneral Spahiun për mikpritjen dhe përgëzoi FSK-në për investimet që po bëjnë në shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të saj “e vlerësoj lartë që pjesëtarët e juaj të cilët po përfundojnë trajnime jashtë vendit, po i inkorporojnë mësimet e mësuara në trajnimet e brendshme. Për këtë jeni shembull në rajon”.
Në fund të takimit së bashku vizituan kursantët që janë duke ndjekur Kursin Bazë për Rikonicion, i cili është duke u realizuar për herë të parë në KDS nga instruktorët e FSK-së të shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles

Back to top button