Ekonomi

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës sot vizitoj Gjilanin

Sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Gjilanit u takuan me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, ku diskutuam lidhur me sfidat që sektori aktualisht po kalon.

Përfaqesuesit e Gastronomëve të Gjilanit shprehën pakënaqësitë e tyre, duke veçuar ndalimin e muzikës në ora 21:00, e cila po i shkakton dëme të mëdha këtij sektori.

Poashtu janë të indinjuar me mos përkrahjen financiare nga institucionet relevante për të mbuluar dëmet e këtij sektori.

Të një mendimi ishim të gjithë që masa për ndalimin e muzikës nuk është e arsyeshme dhe e njëjta duhet të mos aplikohet, duke u bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së që po tregojnë përmirësim të gjendjes në përhapjen e pandemisë, e poashtu në vështirësitë ekonomike që gastronomia po kalon.

Për këtë kërkesë z.Haziri u zotua që brenda kapacitetit të tij do ta shtyjë përpara këtë qështje, dhe se do ta përkrahë çdo projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike të sektorit, ku nga e njëjta do të përfitonin si Komuna e Gjilanit, e paoshtu sektori i gastronomisë.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës poashtu u zotua që kërkesat dhe pakënaqësite e tyre do ti paraqesë tek institucionet përkatese dhe do të lobojë në ndryshimin e këtyre masave që po i dëmton të gjithë gastronomët e Kosovës.

SHGK

Related Articles

Back to top button