Lajme

Ministri Selimi priti kryetarin e Bujanocit

Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin, të cilin e urova për postin e ri në krye të komunës. Njëherësh e falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit. Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi. Ndërsa, premtova se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit. Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.

Related Articles

Back to top button