Ekonomi

INFORMIM mbi përfitimin lidhur me mjetet e ndara për subvencionimin e pagave

INFORMIM mbi përfitimin lidhur me mjetet e ndara për subvencionimin e pagave

Me Vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020, është aprovuar ndarja e mjeteve buxhetore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë euro (87,000,000 €), nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike me kod 29300, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Nga vlera më lartë, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit me kod 213, në nën-programin Ndërmarrësia me kod 49400, janë ndarë gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €).

Ndarja e këtyre mjeteve është bërë për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, bazuar në numrin e të punësuarve të deklaruar në deklaratën e tatimit në pagë të muajit dhjetor 2019, që plotësojnë kushtet si në vijim:

– Të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv në muajin korrik 2020 në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe
– Te kenë të dorëzuar deklaratën vjetore, tremujore dhe deklaratën për tatimin e mbajtur në burim në paga, sipas legjislacionit në fuqi.

Përveç këtyre, në këtë vendim përfshihen edhe bizneset e regjistruara gjatë periudhës janar – gusht 2020. Në këtë rast, subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve të deklaruar për muajin korrik 2020.

Nga ky vendim nuk përfitojnë Ndërmarrjet Publike dhe bizneset/ndërmarrjet që operojnë në sektorët që kanë tregun e rregulluar nga Rregullatorët.

SHGK inkurajon të gjitha bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.

Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejtë do t’i mundësojë Ministrisë së Financave që ta realizojë ekzekutimin e shpejtë të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr. fiskal etj.)

Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e shënuara më lartë.

Lidhur me informata më të detajuara rreth sistemit të deklarimit elektronik EDI ju lutem referohuni në linkun e mëposhtëm tek komentet.

Related Articles

Back to top button