Lajme

Meliza Haradinaj – Stublla bashkëbisedon me ambasadorin amerikan Nathan Sales

Kosova është krenare që i takon botës së udhëhequr nga Amerika ?????

Në një bisedë telefonike me Koordinatorin për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ambasadorin Nathan Sales, diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, sidomos për Marrëveshjen e Uashingtonit, e në veçanti zotimet që bien në përgjegjësinë direkte të fushëveprimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

E njoftova Ambasadorin Sales se Republika e Kosovës është e përkushtuar në implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes dhe se çmon përkushtimin e lartë të Lidershipit Amerikan për vënien në jetë të zotimeve të marra në këtë marrëveshje.

Ambasadori Nathan Sales vlerësoi lartë përkushtimin e Kosovës ndaj zotimit politik për përcaktimin e Hezbollahut në tërësi si organizatë terroriste, si dhe zbatimin e masave të menjëherëshme për kufizimin e operacioneve dhe aktiviteteve financiare të kësaj organizate në juridiksionin e Kosovës.

Related Articles

Back to top button