Ministria e shëndetësis miraton tre udhërrëfyes klinik

Kam nënshkruar sot edhe tre udhërrëfyes klinik, të cilët do t’i ndihmojnë profesionistët tanë shëndetësor në trajtimin bashkëkohor të sëmundjeve si Iskemia trunore, Hepatiti C dhe Diabeti Tip -2 te të rriturit, duke u bazuar në të dhëna dhe dëshmi shkencore.
Ministria e Shëndetësisë deri tani ka miratuar 17 udhërrëfyes klinik, 9 prej të cilëve gjatë mandatit tim si ministër. Dy udhërrëfyes të tjerë klinik të paraparë për sivjet janë në fazën finale dhe do t’i miratoj së shpejti.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë profesionistët shëndetësor që kanë punuar në grupet punuese profesionale, Komisionin Vlerësues si dhe Këshillin Kosovar për Udhërrëfyes dhe protokolle klinike dhe në të njëjtën kohë, i inkurajoj institucionet shëndetësore në Kosovë, që të bazohen në këta udhërrëfyes klinikë gjatë trajtimit të pacientëve tanë.
Politika shëndetësore të bazuara në dëshmi shkencore, ky është synimi jonë!