Lajme
Kryeministri Hoti nënshkruan marrëveshje për rrjet të paster të 5G me SHBA-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Nënsekretarin e Shtetit për Rritje Ekonomike Energji dhe Mjedis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Keith Krach .
Kjo marrëveshje u nënshkrua në Ambasaden e Kosovës në Shkup gjat vizites së Kryeministrit Hoti në Maqedonin e Veriut .
Postimi i Plotë i Kryeministrit :
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerë të padiskutueshëm të Republikës së Kosovës.
Po vazhdojmë me ndërmarrjen e hapave konkret për përmbushjen në tërësi të marrëveshjes historike të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastërta #5G me Nënsekretarin e Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedis, Keith Krach. ?????