Lajçak : Asocacioni duhet bërë sipas marrëveshjes së nënshkruar

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kundërshtuar ata që po shprehen se tash nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai për “wienerzeitung”. “Është një çështje shumë e ndjeshme për të cilën ka folur edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës – dhe ky mendim duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur për të, unë pyes: “Kur, nëse jo tani? Ju e nënshkruat vetë këtë marrëveshje.” Ky është procesi dhe koha është e përshtatshme. Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha pikat e hapura ose ende të pa adresuara. Me miratimin në 2013/2015 vjen detyrimi për ta zbatuar atë. Asnjë çështje për të cilën ne negociojmë nuk është e lehtë. Por nëse e ndërpresim përsëri dialogun, do të na duhet ta rifillojmë”, ka thënë ai. Çështja e Asociacionit është temë që po kërkohet me ngulm të diskutohet nga pala serbe. Ndërsa për Kosovën po konsiderohet “temë e mbyllur”./21Media