Ekonomi

Rukiqi falenderon deputetët për votimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës pas shtatë seancave të dështuara votoj ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi iu drejtua deputetve disa herë për këtë ligj , ai ne fund iu falenderohet atyre që votuan .
‘’ Me ne fund.

Ne emer te bizneseve falenderoj 64 deputetet qe votuan ne parim Ligjin per rimekembjen ekonomike’’, ka shkruar Rukiqi.

Sot ishte hera e shtatë që ky projektligj kaloi në Kuvend për votim, pasi që për 6 herë me radhë nuk kishte numrat e mjaftueshëm për t’u miratuar.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Related Articles

Back to top button