
Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj është takuar sot më Ministren e Kulturës ,Rinis dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi , ku temë e takimit ishte situata me covid-19 , mbarvajtja e aktiviteteve kulturore sportive dhe aktivitetet që kanë të bëjne me promovimin e rinisë.
Zemaj ka thëne se duke ditur ndikimin sportin në shëndetin e njeriut , asnjëherë nuk e kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë.
Postimi i plotë i Ministrit të Shëndetsis Armen Zemaj :
Sa herë që kemi marrë masat që kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e saj, kemi qenë të kujdesshëm ndaj sportdashësve dhe komuniteti artistik. Duke e ditur ndikimin e sportit në shëndetin e njeriut, asnjëherë nuk kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë.
Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi kemi diskutuar për mbarëvajtjen e aktivitetet të deritanishme në sport, kulturë dhe aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e rinisë.
Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdojë edhe më tej, por çdo herë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fundvit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve.
Bashkë ia dalim!