Lajme

Isak Shabani : Për të pasur njerëz të shëndetshëm, duhet pasur sistem të shëndetësor të shëndetshëm

Ai që ka shëndet ka shpresë, ai që ka shpresë ka gjithçka, thotë një proverb
Gjatë vizitës sime, në kuadër të fushatës elektorale, në disa institucione private shëndetësore, kisha kënaqësinë të shohë sukseset dhe të arriturat në këtë sektor. Ai është i konsoliduar por në mungesë të sigurimeve shëndetësore, i kushtueshëm dhe vështirë i arritshëm për një pjesë të qytetarëve.
Duke qene pjesë e sistemit shëndetësor të Kosovës për një kohë të gjatë, kam kuptuar se zhvillimi i sistemit shëndetësor është edhe përkushtim dhe dashuri për vendin dhe qytetarët e tij. Është tregues i kulturës dhe edukatës se kombit e mbi të gjitha vlerë. Sepse, shëndeti vlerësohet të jetë pasuria ma e madhe për njeriun dhe shoqërinë. Për të pasur njerëz të shëndetshëm, duhet pasur sistem të shëndetësor të shëndetshëm. Diçka që sot i mungon Kosovës.
Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për shërbime cilësore shëndetësore dhe të arritshme me kosto të përballueshme nga kategoritë vulnerabilë, siç janë: fëmijët, të sëmurët kronik, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, invalidët dhe veteranët e luftës si dhe kategoritë tjera sociale.
Sistemi shëndetësor në Kosovës ka neglizhuar kujdesin parandalues, dhe jemi në situatë kur mjekët e rinj nuk e parapëlqejnë kujdesinë shëndetësisë familjare, që në shtetet me sistem të konsoliduar shëndetësor paraqet portën e sistemit ku ndodh edukimi dhe parandalimi i sëmundjeve. Kjo mungesë e bënë sistemin shëndetësor të Kosovës tepër të kushtueshëm dhe jo efikas, sepse diagnostikimi i rasteve është i vonë dhe trajtimi i kushtueshëm.
Mjekët, infermierët dhe ekspertët mjekësorë të Kosovës vlerësohen mirë nga ana e pacienteve, por atyre u mungojnë kushtet për punë, pajisjet dhe kompensimi i drejtë për punën që bëjnë. Këtë e tregojnë sukseset e mjekëve nga Kosova në vendet tjera, ku ata akomodohen dhe përshtaten edhe në shërbimet ma të sofistikuara. Ata janë një “mall” shumë i kërkuan në tërë Evropën.
Sistemi shëndetësor në Kosovë mund të rimëkëmbët me politika të mira shëndetësore. Ai duhet të jetë prioritet nacional për shoqërinë tonë. Ai duhet të krijojë kushtet e punës për mjeket e rinj dhe perspektivë për zhvillim dhe profesional.
Me politika të mençura shëndetësore do të ndalet edhe ikja e mjekëve nga vendi dhe do të hapen horizonte të reja për shëndetësinë kosovare.
#PDK134
#isakshabani34
#rimëkëmbje

Related Articles

Back to top button