Lajme
Burim Berisha priti ne takim ryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, z. Arsim Fetahu dhe Menagjerin e Njesisë Operative për rajonin e Fushë Kosovës, z. Islam Morina

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha së bashku me Nënkryetarin, Besnik Osmani, priten në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, z. Arsim Fetahu dhe Menagjerin e Njesisë Operative për rajonin e Fushë Kosovës, z. Islam Morina. Temë e takimit ishte fillimi i përgatitjeve përfundimtare për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Madhe, Bardh i Madh dhe kyqjen e fshatrave Lismir dhe Nakarad, si dhe çështje tjera teknike me rëndësi. Kryetari Berisha shprehu mbështetje të pa rezervë për implementimin e këti projekti të përbashkët në të mirë të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.