LajmeShëndetësi

Themelohet Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike

Ministri ne detyre i shëndetsise Armend Zemaj ka njoftuar se me kerkesen e Bordit Drejtues te Sherbimit Spitalor dhe Klinik Universitar te Kosovës , ka nënshkruar vendimin per ndryshim plotsimin e nenit 12 të Statutit të Qendres Klinik Universitare të Kosovës të cilës i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.

Postimi i plot

Themelohet Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.

Kam nënshkruar sot vendimin për ndryshim plotësimin e nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës , me të cilin në kuadër të organizimit të kësaj qendre, veprimtarive shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore në QKUK, i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.

Ky vendim bëhet sipas kërkesës së Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Krijimi dhe funksionalizimi i këtij shërbimi vjen si nevojë për avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në fushën e mikrobiologjisë klinike, falë edhe ngritjes së kapaciteteve në infrastrukturë dhe në resurse për këtë shërbim.

Suksese të reja!

Related Articles

Back to top button