Lajme

Kryetari Jashari nënshkruan marrëveshje me Ministrin e Pushtetit Lokal

Si rezultat i përformancës së mirë që kemi treguar në qeverisjën tonë komunale, sot kam nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe përfaqësuesin e “Helvetas Swiss Intercooperation”, për shfrytëzimin e Grantit të Përformancës, në realizim të 5 projekteve kapitale në komunën tonë.

Mjetet e fituara nga Granti i Përformancës, do të shfrytëzohen për realizimin e këtyre projekteve:

1. Instalimi i kyçjeve individuale të ujësjellësit në fshatra, faza 2;

2. Ndërtimi i bulevardit në rrugën “Ilaz Kodra”;

3. Ndërtimi i çerdhes për femijë, në lagjen 2, faza e dytë;

4. Rregullimi i poligoneve sportive, në Burojë tek shkolla fillore, Kuqicë si dhe rregullimi i hapësirës përreth poligonit sportiv në lagjen 2;

5. Renovimi i zyreve të gjendjes civile në Bashkësi Lokale të Skenderajt.

Realizimi i këtyre projekteve do të bëhët këtë vit dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve të komunës sonë.

Një falënderim për Ministrinë e Pushtetit Lokal, Donatorët e Grantit të Përformancës si dhe qytetarët e komunës sonë për besimin dhe bashkëpunimin në bashkëqeverisje duke arritur progres në avancimin e përformancës së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.

Urime!

Related Articles

Back to top button