Lajme

Ministri Zemaj viziton Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan

Vizita në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan, takimi me drejtorin e Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçin, dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Burgje, Milazim Gjocin, është zhvilluar për të përcjell mesazhin e kujdesit të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë, në të gjitha institucionet e vendit.

Përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft sfiduese. Por, duke iu falënderuar zbatimit të plotë masave për pengimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, infektimet janë shumë të vogla.

Uroj që masat e ndërmarra në pajtim me situatën, do të ruajnë dhe mbrojnë edhe më tej të gjithë të burgosurit, në veçanti gratë dhe të miturit.

Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.

Bashkë ia dalim!

Ka shkruar Ministri i Shëndetësis së Kosovës Armend Zemaj në faqen e tij në facebook.

Related Articles

Back to top button