Lajme

Skenderaj dekorohet me flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar

🇦🇱
Në prag të festave të Nëntorit, sheshi i qytetit tonë dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen Kuq e Zi, pamjen e flamurit rreth të cilit janë betuar burrat e gratë e atdheut tonë, për t’i shërbyer kauzës sonë për Liri e Pavarësi.

🇽🇰Krah flamurit tonë kombëtar dhe atij të UÇK-së po valvitet i lirë edhe flamuri ynë shtetëror, i shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Lufta jonë nuk ka përfunduar, tani vazhdojmë të bashkuar, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve e heronjve të kombit tonë, për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe identitetin e historinë tonë të lavdishme.

Foto nga Hilli Veliu 👏🏻

Related Articles

Back to top button