Lajme

Agim Bahtiri merr mesazhe kërcënuese në facebook

Kryetari i Mitrovices së Jugut Agim Bahtiri ka bërë të ditur që ditëve të fundit ka marr mesazhe kërcënuese , mirpo puna dhe angazhimi i tij për punë të mirë ndaj qytetarëve të Mitrovicës nuk do të ndalet .


Shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

 

Falenderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcenimeve që kam marrë për disa ditë radhazi.

 

Mijëra mesazhe pëkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

 

Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

 

Pavarësisht kërcenimeve dhe çfardo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune.

 

Sinqerisht,

 

Agim Bahtiri

 

 

Related Articles

Back to top button