Lajme

Gentiana Gojnovci një nga kanditatet për asamble komunale në Fushë Kosovë

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do mbahen me 17 tetor ndersa fushata parazgjedhore ka filluar secili kandidat për asambleist po paraqet programet e veta për qytetarët , një ndër ta është edhe kandidatja nga radhet e Partis Demokratike të Kosovës Gentiana Gojnovci e cila kandidon për herën e parë.

Gentiana iu drejtohet qytetarëve të Fushë Kosovës me këtë mesazh :

Miq të nderuar,

Unë Gentiana Gojnovci, jam kandidate për këshilltare në Kuvend Komunal, në listën e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë. Kam diplomuar në Kolegjin Globus ne Prishtine dhe kam përvojë pune disa vjeçare si menaxhere.

Garoj për Kuvendin Komunal sepse e di se do të jap kontribut të pakursyer në të mirën e qytetarëve tonë. Fushë Kosova ku jetoj unë me familjen time nuk është ashtu si e duam.

Ajri i ndotur, menaxhimi i keq i mbeturinave, ndërtimet pa kritere, pamundësia për arsim shërbime shëndetësore e administrative, janë vetëm disa nga problemet që e karakterizojnë Fushë Kosovën. Ky degradim ka ardhur si pasoje e qeverisjes së keqe që njezet vite.

Kërkoj besimin tuaj që t’ju përfaqësoj në Kuvend dhe që t’i përkrah të gjitha projektet për Fushë Kosovën. Do të jam e zëshme, në veçanti, për programet për nënat vetëushqyese si dhe ato për sigurimet shëndetësore.

Kemi vizion dhe qëllim që së bashku me kandidatin për kryetar, Rrahim Ternava ta kthejmë mbarë Fushë Kosovën.

Na mbështetni, sepse me mbështetjen tuaj ne mund të bëjmë shumë dhe bashkërisht.

Garoj me numrin 8 në listë.

Me respekt,

Gentiana Gojnovci

Related Articles

Back to top button