Lajme

Gastronomet shembull i ruajtjes së shëndetit

TË DASHUR GASTRONOMË!

Ju jeni pasuria jonë, jeni kultura e vendit tonë!

Gastronomisë iu dhanë shumë goditje të rënda, mirëpo ne dëshmuam qëndrueshmëri e kurajo. Treguam që jemi të hekurt ndaj çdo sfide njerëzore e fatkeqësie natyrore.

Mirëpo tash, ne duhet të vazhdojmë ta dëshmojmë veten edhe ndaj valës së dytë, që mos të na kaplojë e thyej!

Do të tregojmë që edhe pse jemi në një krizë të rëndë, shëndeti dhe jeta e njeriut është primare dhe e padiskutushme për ne dhe familjet tona!

Andaj, po e nisim fushatën e quajtur GASTRO-SHEMBULL, për të ngritur vetëdijen që NE, bashkëndjejmë për juve, jemi të kujdesshëm, dhe i respektojmë masat!

Nga ju kërkojmë që të dërgoni foto në faqen tonë duke respektuar distancën, duke përdorur mbatës të temperaturës, duke i dezinfektuar ambientet e bizneseve, duke i mbajtur maskat, duke i pajisur tavolinat me dezinfektues të duarve, duke krijuar “mure creative” ndërmjet tavolinave etj., duke respektuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID – 19, Vendimet e Qeverisë, rregullat, masat dhe rekomandimet e Manualit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK – së, duke treguar SHEMBULL!

Të dashur Gastronomë, ne iu rezistuam shumë sfidave, do ta përballojmë edhe këtë.

Të qëndrojmë pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, dhe negativ në Covid e përmbysje!

Për shëndetin dhe bukën tonë!

#GASTROshembull

FB: Shoqata e Gastronomeve të Kosovës
IG: @gastronomëtekosovës
Email: info@gastronomet.com
shoqataegastronomeve@gmail.com

Related Articles

Back to top button