Lajme
Ministrja Meliza Haradinaj – Stublla takon Homologun Bujar Osmani

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut pata kënaqësinë të takohesha me Ministrin e Jashtëm, njëherësh edhe bashkëkombasin, z.Bujar Osmani.
Është një moment historik ky, kur tri shtete të rajonit përfaqësohen nga tre Ministra të Jashtëm shqiptarë.
Me z.Osmani biseduam për koordinimin e politikave tona për çështjet e interesit të përbashkët, si integrimi Euro-Atlantik, dhe avancimi i paqes dhe stabilitetit në rajon.
U dakorduam me homologun Osmani se ky është një moment i pritur më shumë se 12 vite, të cilin duhet ta shfrytëzojmë për përparimin e vendeve tona, përmes lartësimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimint të afërt.