Lajme
Ushtria e Kosovës dhe ajo e SHBA bëjnë ushtrime të përbashkëta

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm. “Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj.
Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Kosova ende nuk është pjesë e NATO mirpo angazhimi dhe perkushtimi i ushtrisë së Kosovës është partneriteti i përhershëm me SHBA dhe antarsimi në NATO . Kosova ka nevoj për mbështetje dhe bugjet më të madh për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.