Ekonomi

Hoteli i njohur botëror do të jetë edhe në Kosovë

Projekti i radhës nga Marigona Inc. është investimi 26 milion euro për Courtyard by Marriott, 16.5 milion euro prej të cilave financohen nga NLB Banka.

Pas hapjes me sukses të hotelit të parë të brenduar në Kosovë, Four Points by Sheraton, Marigona Tower nënshkroi zyrtarisht kontratën për financimin e ndërtimit të hotelit Courtyard by Marriott dhe Marigona Tower Business Hub.

Courtyard by Marriott me lokacion në qendër të kryeqytetit, do të ketë 147 dhoma të standardit të lartë, duke marrë kësisoj primatin e hotelit më të madh në Kosovë.

Marigona Tower Business Hub do të jetë në objektin e njejtë me Courtyard by Marriott. 10 katet e para të ndërtesës do t’i takojnë hotelit, ndërsa 14 katet tjera do t’i takojnë qendrës së biznesit. Nga ky investim do të përfitojnë së paku 400 punonjës.

Courtyard by Marriott planifikohet të hapet në mesin e vitit 2023.

Related Articles

Back to top button