Minstrija Meliza Haradinaj vazhdon takimet në Gjermani

Sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj pritëm në takim Drejtorin e së Drejtës për Rrugë dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit në Qeverinë e Gjermanisë, z. Guido Zielke. Biseduam për procesin e avancimit të bisedimeve rreth njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Theksova nevojën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt sepse janë me mijëra shqiptarë nga Kosova të cilët janë futur në tregun e punës në Gjermani dhe nuk kanë të drejtë të përkthejnë patent- shoferët e tyre. E sigurova z. Zielke që Qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë rekomandimet e Qeverisë së Gjermanisë në mënyrë që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejtë.
Z. Zielke shprehu optimizmin e tij që pas vizitës së delegacionit gjerman në muajin Shkurt, njohja reciproke e patent- shoferëve ishte paraparë të mbyllej këtë vit, por rrethanat pandemike e kanë bërë të pamundur takimin e ekspertëve gjermanë me të Kosovës, dhe që përkundër vështirësive të mëdha, procesi pritet së shpejti të përmbyllet.