Asambleisti i Prizrenit Petrit Hoxhaj ndan rrogën e tij për fondin e Xhamis së fshatit

Asambleisti nga Komuna e Prizrenit Petrit Hoxhaj ka bërë një gjest fisnik për komunitetin dhe votuesit e tij të cilët e votuan . Ai rrogen e tij të asambleistit I ka dhuruar xhamis së fshatit Muradem .
Raste të tilla kur personat publik ose politik bëjnë gjeste të tilla janë të rralla .
Postimi i tij i plotë :
Kur kam garuar per asamble, jam futur me qellimin qe vetem te ndihmoj dhe te bej mire ne te mire te kominitetit.
Ashtu edhe siç jam deklaruar edhe me heret, premtimin tim vazhdoj ta mbaj. Rrogen time prej asamblisti do te vazhdoj ta jap per komunitetin dhe nuk do ta mbaj vetem per veten.
Sot kam deponuar rrogen time ne fondin e xhamise se fshatit Muradem, e cila eshte ne rindertim e siper.
Faleminderit Zotit per gjithqka qe me dha deri sot!
Sinqerisht Petriti!