Qytetari nga Gostivari nderton një çezme publike në Skenderaj

Jam i lumtur që sot, bashkë më donatorin, humanistin, Sali Ajdini, përuruam një projekt shumë të rëndësishëm dhe mjaft kreativ.
Një çezme publike, e vendosur në parkun “Idriz Rreci”, një hapësirë atraksioni për banorët dhe vizitorët që vizitojnë qytetin tonë.
I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, ata mund t’a shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative.
I tërë ky projekt është dhuratë – donacion nga humanisti dhe miku i qytetit tonë, Sali Ajdini, nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar nga dy të rinjë të komunës sonë, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli, kurse punimet janë kryer nga “Syla Grup”, të cilët po ashtu dua t’i falënderoj.
Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj mikun tim Sali Ajdini për financimin e këtij projekti në qytetin tonë.
Përveç kësaj çezme parku “Idriz Reci” do të pasurohet edhe me hapësira të reja sportive e rekreative për të rinjt, fëmijët por dhe të moshuarit, përmes projektit që do të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe që bashkë financohet nga Komuna e Skenderajt, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe UN-HABITAT.
Kështu, me investime e projekte konkrete po i japim pamjen e merituar qytetit tonë.
Urime!