Kryeministri Hoti bisedon me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović

Kryeministri Avdullah Hoti sot bisedoj me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.
Ai u shpreh se bashkëpunimi në mes dy shteteve është shumë i rëndësishem, njëherit kërkoi që sa më parë të hapen zyret ndërlidhëse mes dy shteteve si dhe të krijohet mundësi për levizje pa viza .
Postimi i Kryeministrit Hoti :
Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.
E falënderova z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.
Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.
Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri.