Ekonomi

Gastronomet kërkojn mbështetje nga shteti për dëmet nga pandemia

Në mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Anëtarëve të SHGK – së, të mbajtur sot pranë Odës Ekonomike të Kosovës, u diskutua rreth çështjes së masave të reja kufizuese dhe pasojat e vazhdueshme ekonomike të cilat shkaktohen si rrjedhojë e bërjes së politikave të gabuara të shtetit.

Në shumicën e vendeve perëndimore kemi pasur aplikim të masave të cilat kufizojnë aktivitetet ekonomike që të parandalohet përhapja e virusit COVID – 19, mirëpo në këto vende ka pasur përkrahje financiare, gjë që është plotësisht e arsyeshme dhe totalisht e drejtë.

Politikat e njëanshme dhe të paarsyeshme ndodhin në vendin tonë. Këtu luftohet virusi, por edhe më shumë se aq luftohet ekonomia. Mirëpo edhe në këtë pikë, padrejtësisht si “kurban” i vendimeve të deritanishme është sektori i gastronomisë, si në vendimet e marsit, korrikut, gushtit, shtatorit, tetorit e deri te ky i fundit.

Këto masa që vendi ynë është duke i aplikuar, mund ti konsiderojmë si shabllone të pjesërishme të shteteve të huaja. Të pjesërishme për arsye se vendimet që aplikohen në këto vende, burojnë të mbështetura me vendime të tjera që financojnë një ekonomi që bllokohet prej tyre, dhe ato me plane strategjike. Mirëpo në Kosovë, ky nuk është rasti. Në Kosovë ka rreth 40% rënie të aktivitetit në sektorët të cilët vazhdojnë të jenë të prekur nga kufizimet e vendosura, ndër të cilat është edhe sektori i gastronomisë, sipas ATK – së (Administrata Tatimore e Kosovës).

Bazuar në këto rrethana të vështira të vendit tonë, ne kemi rënë dakord dhe me plot të drejtë kërkojmë që shteti të ndërhyjë në ekonomi me një Pako të Veçantë për sektorin e gastronomisë, ku së paku duhet të ndahen 10 milion euro, për të gjitha bizneset e gastronomisë që preken nga Vendimi i fundit Nr. 01/39 i Qeverisë së Kosovës.

Disa prej pikave që kjo Pako duhet të përmbajë është subvencionimi i linjave të pagave të punëtorëve, subvencionimi i shpenzimeve të qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në gastronomi, pra krijimin e kësaj Pakoje të Veçantë që ka për qëllim mbështetjen e këtij sektori, nga e cila së paku do të përfitonim në mbulimin e shpenzimeve operative.

Përveç kësaj, bëjmë thirrje që sa më shpejtë të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pasiqë nga kjo do të përfitonim në përshkallëzim të TVSH – së nga 18% në 8% dhe mundësi në pezullimin e afatit të pagesës së tatimeve deri në dy (2) vite, të cilat do të ishin të dobishme për sektorin tonë.

Ne po e përkrahim shtetin që së bashku të luftojmë këtë pandemi, presim që edhe shteti të na lehtësojë dëmet e shkaktuara.

Të përkrahim sektorin së paku deri në pranverë, nëse jo deri në përfundimin e pandemisë, përndryshe falimentimin e vazhdueshëm të bizneseve të tij nuk do ta lejojmë!

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Related Articles

Back to top button