Ekonomi

Ministrja Bajrami priti në takim drejtuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë

Ministrja Bajrami priti në takim drejtuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Visar Ramajlin dhe Drejtorin Ekzekutiv të KIE-së, Emrush Ujkanin.

Ministrja Bajrami i njoftoi mysafirët me politikat qeveritare që synojnë zbutjen e efekteve negative të krijuara në ekonomi si rezultat i pandemisë. Ajo tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit në dizajnimin e politikave që kanë për objektiv fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për nxitjen e investimeve në Kosovë.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të KIE-së, Visar Ramajli, falënderoi ministren Bajrami për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë e KIE-së që të intensifikojë dialogun me Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mjedisit afarist në vendin tonë si parakusht për rritjen e fluksit të investimeve dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Related Articles

Back to top button