Behgjet Pacolli ofron ndërtimin e qytetit të ri administrativ në Prishtinë

Ndërtimi i qytetit të ri administrativ, do krijonte më shumë hapsira për gjelbrim në Prishtinën aktuale, më shumê parkingje e më pak dyndje të qytetarëve e që për rrjedhojë krijohet tollovi e trafik.
Përveq ngulfatjes, kjo ndikon edhe në shëndetin e qindra mija banorëve.
Ndërtimi i këtij projekti nuk i kushton asgjë bugjetit të Kosovës dhe as atij komunal.
Unë edhe njëherë i propozoj institucioneve përkatêse (ashtu sic kam propozuar në të kaluarën) që me ekspertizên, vullnetin, gatishmërinë, eksperiencen dhe mundësitë financiare te mija, të ndërtojmë pjesën administrative të kryeqytetit të Kosovës.
Është veprimi më i logjikshëm që përveq se e liron qytetin e Prishtinës nga ngulfatja, ofron edhe perspektivë zhvillimore.
Në anën tjetër Prishtina do të krijonte një imazh
të një metropoli perendimor.