Rexhep Selimi e konfirmon se i’u është konfirmu aktakuza nga Dhomat e Specializuara

Ne një postim ne rrjetin social facebook Rexhep Selimi ka njoftua se sante e orët e mbrëmjes është njoftuar se ka një aktakuzë te konfirmuar nga Dhomat e Specializuara .
Postimi i plotë i Rexhep Selimit
Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.
Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.
Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.
Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!
Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme. ??