250 mijë dollarë për financimin e biznesëve të reja nga Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka dhënë një lajmë shumë të mirë pēr bizneset e Skenderajt . Qeverisja e mirë ka sjell investime dhe mundësi investiminpër bizneset dhe vet qytetarët e Kosovës .
Postimi i plotë i Kryetarit Jashari në faqen e tijë facebook :
Lajm i jashtëzakonshëm për të rinjtë tonë!
250,000.00 dollarë për të rinjtë e komunës sonë, në financimin e iniciativave, ideve dhe biznesplaneve të tyre.
Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e këtij projekti, me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky grant është siguruar nga qeveria Japoneze, administrohet nga Banka Botërore kurse implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, në shumë totale prej 250,000.00 dollarë.
Komuna jonë bashkëfincon 15% të kësaj vlere financiare.
Përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tonë do të krijojmë vende të reja të punës dhe përgatitje të të rinjve me trajnime të ndryshme.
Të gjithë përfituesit e granteve dhe trajnimeve do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike që do të shpallen këtë vit e deri në vitin 2023 sa do të zgjasë ky projekt.
Bashkë për rininë tonë!