Kryeministri Hoti merr pjesë në samitin e Sofjes

Në Samitin e Sofjes të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi
Sot mora pjesë në Samitin e Sofjes i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.
Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi ishte virtual. Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
#WB6 #SofiaSummit #StrongerTogether
Më shumë nga ky samit, në këtë link: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-hoti-ne-samitin-e-sofjes-te-barabarte-ne-te-drejta-dhe-pergjegjesi/