Nga sot 15 oficerë të rinj u shtuan në rradhët e FSK-së

Diplomoi klasa 2023 e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës!
Nga sot 15 oficerë të rinj u shtuan në rradhët e FSK-së, për t’i shërbyer me vullnet e përkushtim atdheut ashtu siç heronjtë tanë para nesh bën, rrugëtimi i të cilëve është e kaluara jonë e lavdishme dhe udhërrëfyesi i të ardhmes tonë të ndritur që na pret. Me bindjen e plotë se kadetët janë formësuar si udhëheqës me karakter të fortë, të gatshëm për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në vend, sigurinë përtej kufijve tanë shtetëror si pjesë e stërvitjeve e operacioneve ndërkombëtare kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme, përkrah partnerëve tanë strategjik dhe shteteve që mbrojnë vlerat demokratike, them se Republika jonë është në duart e sigurta të grave dhe burrave më trima e ekselent të Forcës së pazëvendësueshme të këtij vendit.