Lajme

Kryediplomatja e Kosovës ka uruar popullin e Republikës së Fixhit për Ditën e Pavarësisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Fixhit për Ditën e Pavarësisë.

 

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti të Paqësorit, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Fixhit.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Republika e Fixhit më 19 nëntor 2012, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën më 13 shkurt 2013.

Related Articles

Back to top button