Lajme

Ministri Armend Mehaj së bashku me Gjeneral Gëzim Hazrolli, sot takuan studentët e kolegjit UBT

Ministri Armend Mehaj së bashku me Gjeneral Gëzim Hazrolli, sot takuan studentët e kolegjit UBT, drejtimi Shkenca të Sigurisë, shoqëruar nga Profesor Dr. Bahri Gashi. Në bashkëbisedim me studentët, ata shpalosën disa prej politikave strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të hartuar në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, ndryshimet ligjore në tre ligjet bazike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, heqjes së kufizimit në numër të ushtarëve, dhe shkollimin e trajnimin e ushtarakëve në akademitë më prestigjioze në botë përkrah ushtrive më të përgatitura të forcave aleate, me synim përmbushjen e njërit prej objektivave të rëndësishëm të ministrisë, ofrimin e kontributit të FSK-së në misionet e NATO-s, si pjesë e aleancës më të rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Ndër të tjerash gjatë këtij takimi theksuam rëndësinë e fillimit të implementimit të planprogramit të lëndës Edukim për Siguri, ashtu që brezat e rinj pandashëm nga formimi i tyre arsimit të kultivojnë dhe ndjenjën e shërbimit ndaj atdheut, shkathësive luftarake dhe aftësive mbrojtëse.

Related Articles

Back to top button