Ekonomi

Shteti modern e demokratik duhet të udhëhiqet me shembuj e veprime konkrete, e jo me fjalë boshe.

Me shkas!

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë. Në çfarëdo situate kjo do të ishte lajm i mirë, por kemi të bëjmë me legjislaturën më joproduktive në historinë parlamentare të Kosovës.

Me situatën e krijuar si rrjedhojë e Covid-19, sa herë e shohim që Kuvendi i Kosovës mban seanca me prani fizike të deputetëve, kujtojmë sa larg jemi nga menaxhimi i duhur i pandemisë. Kjo bëhet edhe më evidente nëse shihni takimet e komisioneve parlamentare, ku një grumbull deputetësh janë të ulur pranë njëri tjetrit, me distancë minimale, me vendosje nominale të maskës dhe me mosrespektim të plotë të udhëzimeve të dhëna nga vet institucionet publike. Ka kohë që Kuvendi i Kosovës nuk është duke dhënë shembullin e duhur për qytetarin e Kosovës. Në kohë pandemie, kjo bëhet edhe më evidente.

Sa për ilustrim, Parlamenti Evropian (PE) që nga fillimi i pandemisë ka implementuar masa që të sigurojë funksionimin e institucionit duke respektuar rekomandimet shëndetësore. Deputetët janë lejuar të punojnë nga shtëpia, të marrin pjesë në seanca online, të votojnë në plenare nga distanca dhe të kryejnë të gjitha obligimet e parapara pa prezencë fizike në objektin e PE-së në Bruksel apo Strasburg. Për më tepër, janë ndaluar të gjitha hyrje-daljet në ndërtesë të Parlamentit perveç për Deputetët dhe stafin esencial. Stafi administativ e besa edhe një pjesë e atij politik janë detyruar të punojnë nga shtëpia. Vizitat nga jashtë janë lejuar për një kohë vetëm në nivel shumë të lartë (presidentë, kryetarë parlamentesh e kryeministra) dhe atë duke ndjekur protokolle strikte të kontrollit të temperaturës dhe mbajtjes së maskës, dhe lejimit te një numri shumë të limituar të delegacioneve shoqëruese. Me fillimin e valës së dytë, edhe këto vizita janë ndaluar. Në këtë mënyrë, shtëpia e demokracisë evropiane i’u ka dhënë shembull qytetarëve evropian që situata është serioze dhe të gjithë duhet të ndjekim rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Po cili është shembulli që ofrojnë institucionet publike në Kosovë?

Kemi një kuvend i cili nga fillimi i pandemisë nuk ka arritur të implementojë masa të duhura, institucione publike që me postimet e tyre në facebook vërtetojnë që nuk janë duke i ndjekur rekomandimet, politikanë që marrin pjesë nëpër tubime nëpër shtëpi ku numri i pjesëmarrësve tejkalon numrin e lejuar.
Në gjithë këtë rrëmujë, më së lehti është që të ndërmirren masa që duhet ti zbatojë sektori privat dhe qytetarët.

Në anën tjetër lidhur me sektorin e gastronomisë kemi dëgjuar një varg komentesh. Paqëndrueshëm të konsideruar si vatra e përhapjes së infeksionit, thuajse nuk kemi donor të tjerë në këtë fatkeqësi.
Është mëse e qartë që në kohën kur është lejuar gastronomia të punojë, kemi pasur një lakore të rënies sa i përket shkallës së infeksionit, mirëpo me hapjen e shkollave, me heqjen e karantinës me Zvicrën, me moskontrollimin e lëvizjes së qytetarëve nëpër vendet tjera (në ato që kishin infeksion dukshëm më të lartë se Kosova, etj.), sigurisht që kjo lakore është rritur.

Ne ju kemi thënë gjithnjë dhe mbetemi me plot gojë që jemi pro respektimit të masave për parandalimin e pandemisë. Mirëpo, jo me çasje të njëanshme. Më së paku konsideruar dëmin e jashtëzakonshëm ekonomik të shkaktuar, pritur edhe konsekuencat e ardhshme që padyshim do ti pësojmë me këso politikash ad hoc dhe pa analizë shkencore.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, dijmë që kufizimi i funksionimit të bizneseve dhe respektimi i masave ka kosto të lartë. Sipas statistikave të ATK-së dhe Institutit GAP, si pasojë e vendimeve të Qeverisë, aktiviteti ekonomik në sektorin privat ka pësuar mbi 40% rënie, përgjysmim të numrit të punëtorëve, si dhe falimentim në rritje të bizneseve në baza ditore.

Për më tutje, mos të harrojmë që përhapja më e madhe e infeksionit ndodhë në hapësirat e institucioneve publike të cilat nuk i respektojnë masat parandaluese, nuk inspektojnë hapësirat e tyre të brendshme, por që kanë fokus primar dënimin e bizneseve private dhe këmbësorëve, duke shkaktuar papunësi të madhe në sektorin privat, derisa bëjnë çmos për të garantuar që pagat dhe mëditjet e tyre të mos u preken.

Shteti modern e demokratik duhet të udhëhiqet me shembuj e veprime konkrete, e jo me fjalë boshe.

Related Articles

Back to top button