Blerta Deliu – Kodra paditë Albulena Haxhiun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu – Kodra ka paditur Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu . Blerta Deliu – Kodra në një postim ne rrjetet sociale është shprehur së shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Albulenë! Ky është postimi i plotë i saj.