Ekonomi

Oda e Hotelieris dhe Turizmit të Kosovës pranon antar të rinjë

Eco Clean Corporation anëtari më i ri i OHTK-së.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sot me kënaqësi pranoi anëtarin më të ri në Odë, Eco Clean Corporation me çrast në mënyrë solemne dorëzoi certefikatën GOLD te pronari i kësaj kompanie Arbër Gashi.

Por kush është Eco Clean Corporation?

Eco Clean është një kompani me përvojë dhe investitorë amerikan në Kosovë, e vetmja e këtij lloji në rajon. Eco Clean ofron shërbime falas të tekstileve dhe shërbime lavanderi, duke përfshirë: hotele, restaurante, spitale dhe industri të tjera në gjithë Kosovën.

Ofruesi më i mirë i shërbimeve në sektorin e pastrimit si dhe në ofrimin e produkteve të gatshme të tekstilit për biznese është vizioni që ka Eco Clean, përderisa OHTK-ja është krenare që tani e ka anëtare të sajë një kompani kaq gjigante dhe të veçantë siç është Eco Clean.

Related Articles

Back to top button