Ekonomi

Hotelierët në protest nese nul kalon ligji për rimëkëmbie ekonomike

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt me kryesinë, anëtarët si dhe përfaqësuesit nga Ferizaj, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Gjakova dhe Peja për të diskutuar rreth asaj se sa ka ndikuar COVID 19 ne sektorin e hotelerisë, gastronomisë dhe turizmit në përgjithësi.

Nga të pranishmit kishte sygjerime që t’i bëhet më shumë presion Qeverisë për masat që i kanë ndërmarrë deri më tani dhe ato të cilat pasojnë në të ardhmen.

Si përfundim u rekomanduan disa pika kryesore për tu shfaqur edhe para mediave e ndër to ishin:
-Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, ligj ky i cili nëse nuk kalon në seancën e radhës do të vazhdohet me protesta e ndoshta do të shkojë edhe më gjerë deri në mos-njohjen e masave;
– Shfuqizimi i orarit dhe mbulimi i pagesave për bizneset që kanë kredi, tu subvencionohet interesi bankar dhe qeraja nga Qeveria.
– Padi për vendimet e Qeverisë që janë marrë gjatë pandemisë.

Mes tjetash në një konferencë për media OHTK-ja ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, e veç tjerash, nëse kjo nuk arrihet atëherë pritet që bizneset nuk do të respektojnë as masat në fuqi.

Related Articles

Back to top button