Lajme

Arrestohet i dyshuari që plagosi dy personat në Shterpc

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Plagosen dy persona në Shtërpcë

Sot, më 06.01.2023 rreth orës 15:19, policia (Stacioni Policor Shtërpcë) ka pranuar një informatë se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshme mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në Graçanicë. Të dy të plagosurit, nga informacionet që kemi, janë jashtë rrezikut për jetë.

Janë marrë të gjitha veprimet nga policia, policia e rendit e më pas hetuesit policorë dhe krimteknika nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

 

Related Articles

Back to top button