Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi qytetar nderi të Komunës së Skenderajit

8Kryetari i Komunës së Skenderajit z Bekim Jashari i ka shpallur qytetar nderi të kësaj Komune humanistin e mirënjohur shqiptar , nga Jetimat e Ballkani Hoxhë Halil Kastratin dhe Kampionin e botës në bokës z.Haxhi Krasniqin .
Postimi i plotë i kryetarit Jashari
Bashkë me dy qytetarët nderi të Komunës sonë, Halil Kastrati e Haxhi Krasniqi, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, Gjeneralin Sylejman Selimi, drejtorë, asambleistë, deputetin, Bekim Haxhiu, OVL-UÇK-së, komandant e eprorë të UÇK-së dhe qytetarë të shumë, në mëngjes bëmë nderime të larta tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit tonë, për nder të festes së flamurit e njëherit përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe përvjetorit të daljes publike të UÇK-së.
Shënimin e kësaj dite, bashkë edhe me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci e vazhduam me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Prekazi dhe Kullat e Jasharajve janë vendi ku marrim frymëzimin dhe motivin e duhur për të punuar dhe ndërtuar shtetin tonë të çmuar.
Kësaj feste i dhanë më shumë madhështi parakalimi i Moto klubit “Veteranet e UÇK-së” si dhe fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Homazhe për nder të 28 Nëntorit bëmë edhe në Kompleksin e dëshmoreve në Marinë, ku nderuam të rënët në altarin e lirisë.
Jemi përherë krenarë e çdoherë mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!