SHBA – ja ka dhuruar Skenerin e tomografisë kompjuterike për spitalin e përgjithshëm të Gjakovës

Ministri i Shëndetsis Armend Zemaj ka njoftuar se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake , ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuerike CT pë Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës .
Postimi i plotë i ministrit :
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.
Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.
ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.
Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës!
Ju faleminderit, Kolonel Rose!
Ju faleminderit, Major Halbur!