Nga rezultatet e analizave të kryera në Berlin, tri (3) mostra kanë rezultuar pozitiv në testimin preliminar si SARS-CoV-2 me variantin B.1.1.7.

Ministri i Shëndetsisë Armend Zemaj në koferencen qe u mbajt sot për media.
Zemaj falenderoj mediat dhe njoftoj se IKSHPK ka derguar 30 mostra për testim në Berlin me qëllim të hulumtimit rreth pranis se variantit të ri me covid-19.
Nga rezultatet e këtyre analizave të kryera në Berlin, tri (3) mostra kanë rezultuar pozitiv në testimin preliminar si SARS-CoV-2 me variantin B.1.1.7.
Postimi i plotë
Fjala ime në konferencën e sotme për media.
Të nderuar qytetarë,
Të nderuara media,
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë dhe përcjelljen e rregullt të aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera shëndetësore gjatë kësaj kohe të ballafaqimit me pandeminë e Coronavirusit, përkatësisht infeksionin COVID-19.
Ashtu siç ju kemi komunikuar në vazhdimësi me transparencë rrjedhën e situatës epidemiologjike në vend përgjatë gjithë kohës, ju kemi thirrur sot që të ju njoftojmë me të rejat rreth kësaj situate.
Siç e dini, ditëve të kaluara, IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Institutin e Virologjise Charite në Berlin të Gjermanisë, me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të virusit SARS-COV-2 në Kosovë, pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës.
Nga rezultatet e këtyre analizave të kryera në Berlin, tri (3) mostra kanë rezultuar pozitiv në testimin preliminar si SARS-CoV-2 me variantin B.1.1.7.
Ky variant është raportuar për herë të parë më 14 dhjetor 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç e dini, me raportimin e këtij varianti në Angli, Kosova ka pezulluar fluturimet ajrore me këtë shtet, pra nuk ka pasur fluturime Prishtinë-Londër dhe anasjelltas.
Gjithashtu, më lejoni të theksoj se situata epidemiologjike në Kosovë është nën monitorim të përhershëm dhe si rezultat i rënies së numrit të infektuarve në disa komuna, sot kemi kategorizimin e ri të komunave bazuar në numrin e rasteve të reja brenda 7 ditësh në 100. 000 banorë.
Kështu, si rezultat i situatës më të mirë epidemiologjike në disa komuna, nga zona e kuqe në të verdhën dalin komunat: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.
Në zonën e kuqe mbesin edhe më tej Prishtina dhe Fushë –Kosova.
Në zonën e verdhë janë:
Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Deçani, Kamenica, Ferizaji, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani dhe Mitrovica e Veriut.
Ndërsa në zonën e gjelbër janë:
Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranilluga, Shterpca, Graçanica, Shtime.
Ndërkohë, i bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojën edhe më tej me zbatimin e masave në fuqi si kusht për të mbajtur situatën nën kontroll dhe rastet e infeksioneve dhe të vdekjeve nga më të voglat në rajon dhe më gjerë.