EkonomiLajme

Gastronomet takohen me kryeministrin Hoti

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës sot realizuan një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Avdullah Hoti.

Në këtë takim u diskutua rreth gjendjes së rëndë ekonomike në përgjithësi, dhe sektorit të gastronomisë në veçanti. Qeveria shprehi gadishmëri për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim lidhur me situatën e krijuar, ku dihet qartazi se industria e gastronomisë është më e goditura në vend.

Në rrethanat aktuale Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike parashihet që të fillojë të implentohet që nga tre mujori i parë i vitit 2021, në vlerë deri 220 milion euro, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8% për këtë vit. Ne kërkuam që mjetet e kësaj Pakoje të destinohen në mënyrë proporcionale për secilën industri përkatëse në raport me dëmet e shkaktuara nga pandemia dhe masat e marrura nga Qeveria, ku vlerësuam se gastronomisë do t’i jepet prioritet.

Mirëpo, bazuar në rrethanat aktuale, ne kërkuam që domosdoshmërisht duhet të zgjatet orari i operimit të bizneseve, gjë e cila nuk u kundërshtua, dhe për të cilën u zotuam që bashkarisht do të ofrojmë alternativat më të përshtatshme për mbrojtjen e Shëndetit Publik në njërën anë, dhe atij Ekonomik në anën tjetër.

Related Articles

Back to top button