Lajme

SIMMONS I SHKRUAN LETËR TË HAPUR KURTIT

Malcolm Simmons, ish-gjykatës në EULEX-it, i ka shkruar letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

 

Në letrën drejtuar Kurtit, Simmons thekson se ka 3 muaj që ka kërkuar të raportojë në Kuvend për skandalet dhe gjykimet e padrejta nga EULEX. Edhe pse, me mision të sundimit ligjit, ky mision vetëm ka shkelur ligjin.

Ai edhe nëpër deklarata publike ka shprehur vullnetin të raportojë dhe të ndihmojë institucionet në hetime me punën e EULEX-it në Kosovë.

Simmons, i cili ka punuar si gjykatës në gjykatat e Kosovës që nga viti 2008 dhe në Misioni Evropian pȅr Sundim tȅLigjit-EULEX, deri në vitin 2017.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë në shqip dhe faksimilin e letrës origjinale të Simmons-it.

 

Malcolm Simmons

Londër, Mbretëria e Bashkuar

RE: Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë

6 Qershor 2021

Ekselenca e Juaj, Albin Kurti

Kryeministër

Pallati i Qeverise

Sheshi Nënë Tereza

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

Ekselenca e Juaj,

Tani disa muaj e kam ftuar Kuvendin e Kosovës të kryejë një hetim parlamentar publik për administrimin e drejtësisë në Kosovë nga Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX. Të bashkangjitur do ta gjeni deklaratën, e cila i përmbledh çështjet për të cilat jam gati të dëshmoj nëse ftohem për ta bërë një gjë të tillë. Unë besoj qe ju do te pajtoheni se deklarata ime ngrit çështje brengosëse dhe serioze të cilat kërkojnë një hetim të plotë dhe publik nga Kuvendi i Kosovës. Nga deklarata ime do të shihet qartë pse ju nuk duhet të keni besim në Bashkimin Evropian për kryerjen e një hetimi të plotë, te pavarur dhe transparent. Ekzistojnë rekomandime se Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të kryejë hetime në lidhje me administrimin e drejtësisë në Kosovë nga EULEX-i. Një gjë e tillë nuk është korrekte. Kosova është shtet sovran dhe është vetë përgjegjëse për administrimin e drejtësisë në Kosovë. Unë jam dërguar në EULEX nga Zyra për Punë të Jashtme dhe e Komonueltit të Mbretërisë së Bashkuar. Caktimin tim e ka konfirmuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe formalisht jam caktuar nga Kryetari i Kosovës. Prej 2008 deri në 2017 kam shërbyer si Gjyqtar i Kosovës nëpër Gjykata të Kosovës. Prej 2014 deri në 2017 kam qenë Kryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it. Unë kam qenë i përfshirë në administrimin e drejtësisë në Kosovë. Në lëndët të cilat unë dhe koleget e mi i kemi gjykuar si kryetar të trupit gjykues, janë përfshirë qytetarët e Kosovës ose/dhe veprat penale të kryera në Kosovë. Është me rëndësi se gjyqtarët e EULEX-it kanë administruar me drejtësinë në emër të popullit të Kosovës. Prandaj unë mendoj se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje se si është administruar drejtësia në emër të tyre nga ana e EULEX-it. Dështimi i Kuvendit të hetojë këto çështje do t’i shërbente dëmtimit të mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

EULEX është mision politik që maskohet si një mision mbi sundimin e ligjit. Këtë mision e ka ftuar populli i Kosovës për të ndihmuar në reformat e administrimit të drejtësisë. Në vend të promovimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, EULEX-i e ka dëmtuar sundimin e ligjit dhe ka manipuluar me procesin gjyqësor për të arritur objektivat politike.

Qëllimi im nuk është të zbuloj ndonjë informatë në lidhje me hetimet penale që janë duke u zhvilluar apo ta shpalosë identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur apo ndonjë informatë që do të mund të rezultonte në identifikimin e dëshmitarit të mbrojtur. Më tutje, unë nuk kam qëllim të lëshoj ndonjë dokumentacion që është i klasifikuar si dokument “I Kufizuar i BE“. Mirëpo, me pajtimin e Bashkimit Evropian, unë do t’i dorëzoj Kuvendit çfarëdo materiali të tillë që është relevant në hetimin tuaj.

Unë jam gati të bashkëpunoj me Kuvendin dhe e mirëpres përgjigjen tuaj.

Me nderime,

Malcolm Simmons.

 

Related Articles

Back to top button