EkonomiLajme

Shpend Ahmeti : Më shumë së 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar për 5 milionshin e Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar në rrjetin social facebook se me shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese te vogla kan aplikaur në fondin 5 milionësh të Komunës së Prishtinës, ata kanëbër një pastrim të listave , për ato biznese që nuk janë të Prishtinës dhe të atyre bizneseve që nuk janë aktiv.
Po ashtu ka thën se fondi do të ndahet në shuma te barabarta për dy nivele , grant me i vogel pë mikro bizneset.

Postimi i plotë i Kryetarit Ahmeti

Më shumë se 7,000 mikro biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës. Pas pastrimit të listave, përjashtimit të bizneseve që nuk janë të Prishtinës dhe atyre që nuk jamë aktive kanë kaluar mbi 4,000 biznese. Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim.

P.S. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë

Related Articles

Back to top button